Itali Ekipet e shpetimit vazhdojne kerkimet per te mbijetuar ne anijen Costa Condordia

Pronari i anijes italiane Costa Condordia e cila ndeshi ne toke te premten duke lene te vdekur pese vete thote se kapiteni i anijes gaboi ne drejtimin e saj.
Shoqeria e lundrimit Costa Crociere tha dje se vendimet e kapitenit te anijes gjate gjendjes se emergjences nuk ishin ne perputhje me procedurat e kompanise te cilat jane ne perputhje me standardet nderkombetare. Shoqeria nuk specifikoi se cfare masash nuk mori kapiteti i anijes Francesco Schettino.
Ai ndodhet ne burg per vdekjet qe ndodhen si rezultat i lundrimit jashte kursit dhe se e braktisi anijen kur udhetaret perpiqeshin te shpetonin.
Hetuesit kane filluar analizimin e kutise se zeze te anijes per te percaktuar kursin e lundrimit te saj ne momentet para aksidentit.
Anija me mbi 4 mije njerez ne bord ndeshi ne toke te premten ne mbremje prane brigjeve veriore te Italise dhe u permbys. Te mbijetuarit e pershkruan skene kaotike nga tmerri i njerezve. Disa thone se mungoi organizimi ndera te tjere u hodhen nga anija ne ujrat e ngrira te Detit Mesdhe dhe dolen ne breg ne not.
Pese vete humben jeten dhe te pakten 17 te tjere figuronin ende te humbur dje pasi ekipet e shpetimit gjeten nje cift te moshuar ne nje nga kabinat nen uje. Gjashte anetare te ekuipazhit jane mes te humburve.