Rifillojne kerkimet per te mbijetuar ne anijen Costa Concordia

Punonjesit e shpetimit rifilluan operacionet sot per te mbijetuar brenda anijes luksoze turistike qe goditi shkembinj dhe u permbys ne brigjet veriore te Italise.
Kerkimet filluan sot disa ore pasi anija Costa Concordia pushoi se rreshqituri duke i detyruar polombaret te largoheshin per arsye sigurie. Gjashte persona kane vdekur dhe te pakten 14 te tjere figurojne te humbur nga aksidenti per te cilin pronaret e anijes fajesojne nje gabim njerezor te kapitenit.
Sot pasdite Costa Concordia 290 metra e gjate u permbys ne anen e djathte ne nje ceketire shkembore prane ishullit Giglio.
Anija me me shume se 4 mije pasagjere ne bord ngeci ne rere te premten ne brigjet veriore te Italise. Te mbijetuarit e pershkruan skenen si kaotike dhe te tmerrshme. Disa thane se nuk kishte asnje organizim ndersa te tjere u hodhen ne ujin e ngrire dhe notuan per ne breg.