Itali Fillojne perpjekjet per formimin e qeverise se re

Presidenti i Italise filloi sot keshillimet me udheheqesit politike nese do ti kerkoje apo jo ekonomistit Mario Monti qe te perpiqet te formoje qeverine e re iraliane nje dite pasi Silvio Berluskoni dha doreheqjen ndersa vendi ndodhet ne prag te nje katastrofe financiare.
Presidenti Xhorxhio Napolitano zhvilloi takime te nje-pas-njeshme ndersa perpiqet te percaktoje nese zoti Monti ish zyrtar i larte i Bashkimit Evropian teper i respektuar apo dikush tjeter mund te siguroje mbeshtetje te mjaftueshme per te formuar qeverine e ardhshme.
Zoti Monti ishte si zakonisht i sjellshem dhe i rezervuar kur gazetaret e rrethuan ndersa dilte nga kisha me te shoqen sot ne mengjes.
Zoti Monti pozoi per fotografet por nuk komentoi per diskutimet e sotme.
Presidenti Napolitano u takua me presidentin e Senatit Renato Skifani ne pallatin presidencial para se te zhvillonte bisedime me Xhanfranko Fini ish aleat i Berluskonit i cili kryeson Dhomen e Ulet te Deputeteve. Zoti Napolitano mund te emeroje zotin Monti para fundit te dites nese siguron mbeshtetje te mjaftueshme nga keshillimet e sotme.
Mendoj se kjo eshte pune e mbaruar tha analisti politik Franko Pavoncelo. Sonte ose ndoshta neser ne mengjes zotit Monti do ti jepet mandati nga presidenti qe te formoje qeverine e re me ministra qe do te jene teknike shtoi ai.
Disa prej perkrahesve dhe aleateve te zotit Berluskoni jane shprehur kunder perspektives se nje qeverie te udhehequr nga zoti Monti.
Por analisti Pavoncelo vuri ne dukje se edhe ata e kuptojnes e Italia eshte ne nje faze ne te cilen disa reforma duhet te zbatohen ne menyre qe vendi te shmange falimentimin.
I ndodhur para presionit te perditshem ne rritje nga ana e tregjeve qe humben besimin tek aftesia e udheheqesit dikur karizmatik zoti Berluskoni dha doreheqjen dje vone sic kishte premtuar sapo u miratuan ne parlament masat urgjente kunder krizes.
Italia ndodhet nen presion te madh per te formuar nje qeveri te efektshme qe mund te zbatoje reforma dhe masa financiare edhe me te veshira per te zgjidhur problemin e borxheve gjigande te cilat ne total jane 2.6 trilion dollare baraz me 120 per qidn te prodhimit te pergjithshem kombetar.
Italise i duhet te shkurtoje borxhet me me shume se 410 miliarde dollare vetem gjate vitit 2012.