E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali: Kohëzgjatja e proceseve, reforma urgjente

Romë - Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore dhe dëmshpërblimet tepër të ngadalta, kanë qenë në qendër të kritikave drejtuar sistemit gjyqësor italian, nga Këshilli i Evropës. Instituti internacional me qendër në Strasburg – që trajton probleme lidhur me të drejtat e njeriut, demokracinë dhe drejtësinë sociale, ftoi edhe njëherë Italinë të bëj reformat e duhura në mënyrë që të ulet kohëzgjatja e proceseve gjyqësore. Për sa i përket procesit administrativ, reformat duhen përfunduar brenda 2009, ndërsa për sa i përket procesit penal dhe civil ato kanë kohë deri në qershorin e 2010.

Sipas Komitetit të Ministrave të këtij instituti “ Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore në Itali duhet ulur sa më shpejtë të jetë e mundur. Në gjykatat italianë – vijon komenti i Strasburgut – ende vazhdojnë të jenë të pazgjidhur rreth pesë milion e gjysmë procese civile dhe mbi tre milion procese penale”. Sipas raportit të Doing Business të Bankës Botërore, në një klasifikim midis 181 shteteve Italia ndodhet në vendin e 156, duke u radhitur mbas Gibuti, Liberia, Guinea dhe Sao Tomè.

Ndërkohë që në Itali një proces civil zgjat mesatarisht 1210 ditë, në Gjermani zgjat vetëm 394 ditë, në Francë 331 ditë, në Angli 404 ditë dhe në Spanja 515 ditë.

Për Start nga Roma, Enkes Hysendhima

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›