Pritet një takim midis Obamës dhe Bakojanis
Athinë - Pakënaqësia e Greqisë e shfaqur ditë më parë kundrejt politikës amerikane po shuhet, pasi me padurim nga greket pritet një takim jo zyrtar në Turqi mes presidentit amerikan Barak Obama dhe shefes së diplomacisë helene, Dora Bakojanis. Mesa duket ndërmjetës në këtë takim është Partriaku i Kishës Ortodokse me kombësi greke Bartolomeo. Edhe pse Obama nuk ka shfaqur dëshirën për të shkuar në Greqi, këtë radhë janë grekët që do ti urojnë mirëseardhjen e tij në Turqi, në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve nuk janë dhe aq të mira. Kryeministri turk Erdogan me parë i kishte kërkuar Athinës ndërtimin e një xhamie të vetme për myslimanet turq, gjë që ende është në pritje.
Korrespondenti i Gazetës Start në Athinë citon burime të rezervuara të kenë deklaruar se ministrja e Jashtme Dora Bakojanis me 6-7 prill 2009 do te niset për ne Turqi për të bërë të mundur takimin me presidentin Amerikan Obama. Sapo është marrë vesh që presidenti Obama gjatë vizitës së tij në Turqi do të vizitojë kreun e Kishës Ortodokse, Patriakun Bartolemeo, për të mare bekimin, znj. Bakojanis ka nisur përgatitjet për udhëtimin jo zyrtar në kërkim të pakënaqësisë nga që Obama nuk vuri në axhendën e tij vizitë në tokën helene. Presidenti Obama është i pari dhe i vetmi president amerikan që viziton Turqinë dhe nuk vazhdon vizitën e tij në vendin fqinj. Mendohet që në takim bisedimi do të bëhet kokë më kokë dhe i shkurtër.
Shpëtim Zinxhiriha, Start, Athinë