Itali-Kroaci, ndahet në barazim 1-1

Nga takimi Itali-Kroaci
Italia dhe Kroacia e kanë mbyllur në barazim takimin e vlefshëm për Grupin C të Euro 2012. Fillimisht ishin italianët ata që kaluan në avantazh me asnjë të një ekzekutimi të shkëlqyer të një goditje dënimit nga ana e Pirlos. Kroatët arritën të barazojnë rezultatin në minutën e ’72 me anë të Matzukiç.
Tashmë, Kroacia ka 4 pikë dhe Italia 1 pikë dhe kur kanë edhe nga një takim për të luajtur kanë ende mundësi për tu kualifikuar në fazën e ardhshme.
Pas pak minutash pritet të zhvillohet ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Irlandës dhe Spanjës, të cilat kanë respektivisht 0 dhe 1 pikë. Kroacia në ndeshjen e fundit do të ketë përballë kampionët e Evropës ndërsa Italia do ndeshet me Irlandë. /F.S/