E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 12, Marvik: Ende nuk jemi eliminuar

Van Marwijk

Edhe pas humbjes së dytë radhazi, trajneri i Holandës ka ende shpresë për një kualifikim të mundshëm. Van Marvik pret një fitore me Portugalinë me të paktën dy gola dhe që Gjermania të mund Danimarkën.

Duke theksuar se Gjermania nuk duhet të bëjë lëshim apo pazar, Marvik shprehet se nuk mund ta imagjinojmë se ka marrë fund kur ne jemi në këtë nivel.

Ia ka pranuar gabimet duke thënë se bashkëpunimi mes mesfushorëve të qendrës dhe mbrojtësve ishte i dobët.

Në Grupin B të Euro 2012, Gjermania ka 6 pikë, Portugalia 3, Danimarka 3 dhe Holanda 0. Kjo është hera e parë që Holanda nis një kampionat evropian me dy humbje. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›