Itali: Lejet e ndërtimit si masë anti-krizë
Romë - Është gati projektligji që do ti jap qeverisë mundësinë të hartoj sa më shpejt planin e jashtëzakonshëm për shtimin e sipërfaqeve të ndërtimeve për banim. Sipas këtij dekreti, pronarët do të kenë mundësinë të shtojnë sipërfaqen e banesave të tyre deri ne 20% te volumit, ne çdo rast shtesa nuk mund të kaloje 300 metrat kub. Sipas ekspertëve te qeverisë, kjo norme do te ndihmoje në rimëkëmbjen e sektorit te ndërtimit dhe në një farë mënyre në uljen e papunësisë.
Shume eksponent politikë kanë shprehur shqetësimin e tyre për mundësinë reale te konvertimit te këtij dekreti ne te ashtu quajturën “falje ndërtimore”. Me fjale te tjera, të gjithë ata qe deri tani kane ndërtuar pa leje, do te kene një mundësi me shume për te legalizuar ndërtimet ose modifikimet e banesave te tyre. Ne këtë kontekst mund te lindin shume dyshime rreth kushtetueshmerise se ketij dekret ligji.
Lideri i CGL Giulielmo Epifani, nuk harrin te kuptoje përse qeveria ne vend që të përqendrohet tek puna, fabrikat, shërbimet publike, investimet, duhet gjithmonë te mendoj për pasuritë e patundshme ose për te ardhurat financiare qe këto krijojnë. “Italia është e mbushur me pasuri te patundshme dhe me te ardhura financiare – vijon Epifani – por ajo qe na mungon është investimi kohe gjate qe krijon vende te reja pune për te ardhmen. Ne kemi nevojë te rritemi nëpërmjet punës dhe te ardhurave të prodhuara nga puna. Kjo që është zgjedhur nga qeveria është një rrugë që nuk shikon përpara”
Enkes Hysendhima, Start, Romë