Kartat, Meta: Aplikoni!
Tiranë-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ka kërkuar nga qytetarët që të angazhohen për të aplikuar për karta identiteti. Pas një takimi me delegacionin e Bashkimit Evropian, Meta theksoi “ditën e hënë do të aplikoj për kartë identiteti personalisht për t’u bërë thirrje të gjithëve që të aplikojnë dhe të pajisen me karta, pavarësisht se personalisht kam edhe pasaportë diplomatike. Mendoj se është një detyrë qytetare për tu pajisur me kartat identiteti”.
Në një tjetër pikë ku është ndalur kreu i LSI-së, ka qenë edhe kriza ekonomike, ku i ka kërkuar nga Qeveria shqiptare të përgatisë dhe të zbatojë një plan në mënyrë që të reduktojë efektet e krizës ekonomike globale në Shqipëri.
Sipas Metës, ky plan duhet bërë në konsultim me gjithë institucionet e tjera, dhe në veçanti ato përfaqësuese të biznesit, duhet të ketë si fokus kryesor për të ruajtur stabilitetin ekonomik në vend dhe së dyti për të ruajtur dhe për të mbrojtur nivelin aktual të punësimit në vend, që është i cenuar nga efektet aktuale dhe të pritshme të kësaj krize.