E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha “grusht” drejtësisë

Tiranë-Partia Socialiste ka reaguar sot për çështjen e drejtësisë, një ditë pas deklaratave nga Bashkimit Evropian. Sekretari për Çështjet Ligjore Ylli Manjani tha për mediat, se shqetësimit të PS-së, për drejtësinë, kryeministri Berisha i është përgjigjur me rritje të sulmeve ndaj gjyqësorit, që sipas tij kjo bërë që shqiptarët të besojnë më pak në këtë sektor. “Për shkak të politikës së mbrapshtë të Sali Berishës në menaxhimin e shërbimeve ligjore, sot gjykatat janë më tepër fiksion sesa realitet juridik. Shqiptarët çdo ditë e më shumë, me të drejtë, perceptojnë se drejtësia nuk ekziston dhe se ligji i të fortit është triumfues. Këtë model, pra modelin e të fortit, e përçoi dukshëm Sali Berisha me qeverisjen e tij arrogante”-theksoi Manjani .

Që prej shtatorit 2005 e deri më sot, qeveria e Sali Berishës ka prodhuar me shumicë legjislacion anti kushtetues e anti demokratik-vijoi Manjani, duke shtuar se ligjet e Sali Berishës, anashkaluan hapur në disa raste pushtetin gjyqësor, me qëllimin e vetëm që të rrinin pushtetin e tij personal. Ai tha se për shkak të këtij sistemi, lufta ndaj korrupsionit ka dështuar, dhe fajin për këtë e ka qeveria dhe jo drejtësia. /S.Lleshi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›