E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Letta pritet të përfundojë sotkrijimin e qeverisë së re

ITALI - Formimi i qeverisë italiane nga kryeministri i ri Enrico Letta, mund t’i japë fund sot ngërçit politik.  “Jam i vendosur të arrij në përfundim”, ka komentuar Letta në mbrëmjen e së premtes pas takimit me sekretarin e PDL-së Angelino Alfano.

Ekzekutivi i ri pritet të bëjë betimin para presidentit Italian Giorgio Napolitano dhe të hënën të marrë votëbesimin nga parlamenti Italian.
Letta tashmë do të paraqes ekipin qeveritar që bashkon forcat e qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë.

Emërimi i Lettas, i cili aktualisht është nënkryetar i Partisë Demokratike, grupi kryesor i së majtës, mund t’u japë fund dy muajve krize politike ku zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara në shkurt e lanë vendin pa fitues të qartë.

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›