E Diel, 1 Nëntor 2026

Papunësia në Francë arrin shifra rekord, Hollande premton ndryshim

Pas Spanjës edhe Franca, rezulton një nga vendet me papunësinë më të madhe në Eurozonë, pasi të dhënat e muajit të kaluar treguan rritje të konsiderueshme.

Tashmë, janë rreth 3.2 milionë të papunë në Francë, 11.5 për qind më shumë se vitin e kaluar. Niveli në fjalë është më i larti që kur nisën të mbahen të dhënat për papunësinë, në janar 1996.

Duke folur gjatë një vizite që po zhvillon në Kinë, presidenti francez, Fransua Holland tha se prioritet i Qeverisë së tij është të vendosë nën kontroll rritjen e papunësisë.

Shifrat flasin gjithashtu për problemet e rënda që përndjekin ekonominë e Eurozonës, pasi më herët edhe Spanja raportoi për papunësi rekord në mes të recesionit.

Numri total i personave të papunë në vendin iberik arritur mbi 6 milionë, duke përbërë 27 për qind të popullsisë.

Javën e kaluar Fondi Monetar Ndërkombëtar reduktoi parashikimin për rritjen ekonomike të gjithë eurozonës, duke paralajmëruar se kriza do të jetë prezente ndikuar edhe nga masat e kursimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›