Ministria e Jashtme italiane thirrje shtetasve të saj në Shqipëri të kenë kujdes
TIRANË- Ministria e Jashtme italiane paralajmëron shtetasit e saj që ndodhen në Shqipëri të jenë të kujdesshëm dhe të evitojnë grumbullimet masive, për shkak të situatës së tensionuar politike në vendin tonë.
Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare në internet të kësaj ministrie thuhet se pikërisht për shkak të këtij tensioni që po karakterizon fazën post elektorale në Shqipëri, është e mundur të ketë protesta dhe manifestime jo vetëm në Tiranë, por edhe në pjesë të tjera të vendit, ashtu sic mund të ketë edhe bllokime te rrugeve pergjate arterieve kryesore kombetare.
Ndaj ftohen shtetasit italiane që të evitojnë vendet ku zhvillohen protesta apo tubime, të informohen mbi zhvillimin e situatës dhe të përdorin të gjitha masat paran
daluese të rastit. Në këtë njoftim shtetasit italiane këshillohen të regjistrojnë të dhënat e udhëtimit të tyre dhe madje të bëjnë një sigurim shëndetësor që parashikon shpenzimet mjekësore dhe riatdhësimin eventual të tyre në atdhe.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)