E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Mario Monti prezanton nesër qeverinë e re

Mario Monti

Nesër në mëngjes unë do të jem gati për ti prezantuar kreut të shtetit frytet e punës së bërë gjatë këtyre ditëve.

Kështu u shpreh kryeministri i ri i Italisë, Mario Monti, i cili duke folur në një konferencë për shtyp tha se, ishte i kënaqur me konsultimet.

Duke e cilësuar procesin një punë të vështirë por të frytshme, ai shprehu besimin dhe bindjen e tij në qëndrueshmërinë e institucioneve.

Pritet që nesër rreth orës 11:00, Monti ti paraqesë presidentit, Giorgio Napolitano përbërjen e qeverisë së re italiane.

Monti u emërua nga presidenti Napolitano për të formuar qeverinë e re, pas dorëheqjes së Berluskonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›