E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Italia, 31- vjeçari Florian Nasufi

Foto Ilustruese

TIRANE- Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, njoftoi sot ekstradimin nga Italia për në Shqipëri të shtetasit, Florian Sheqet Nasufi, 31 vjeç, lindur në Cërrik .

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë pasi Gjykata e
Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 14 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të Shfrytëzimit
të prostitucionit në rrethana rënduese dhe marrëdhënie seksuale me
dhunë me të mitur.

Sipas policisë, nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se ky shtetas në bashkëpunim me të tjerë, në shtator 1999, ka tentuar të përdhunojë dhe të shfrytëzojë për prostitucion një shtetase të mitur.

Arrestimi dhe më pas ekstradimi i shtetasit, Florian Nasufi është bërë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Romën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›