Itali, Paolo Ravasin: Nuk dua ushqim të detyruar
Romë -JO ushqimit te detyruar: ligji i aprovuar se fundmi nga Senati Italian është antikushtetues. Kështu shprehet Paolo Ravasin, 49 vjeç, qe nga 10 vjet është i sëmurë dhe i detyruar te bashkëjetojë me makineritë qe do e mbajnë ne jetë. Me një video mesazh te gjate rreth 12 min, Ravasin, ngre zërin kundër ligjit qe do te rregulloje testamentin biologjik i cili ne dietën e ardhshme do te ekzaminohet nga dhoma e deputeteve për aprovimin definitiv.
Testamenti biologjik ka qenë prej kohësh burim polemikash midis instituteve të ndryshëm jo vetëm social dhe religjioz por edhe politike, te cilët pas rastit te ndërprerjes se ushqimit artificial te Eluana Englaro, kane vendosur te modifikojnë normativen ne fjale. Sipas tekstit te ligjit qe pritet te aprovohet, individi nuk do te mund te këtë mundësinë te shpreh dëshirën e tij për ndërprerjen e ushqimit artificial ne rastin e nje sëmundjeje te pashërueshme qe do ta detyronte ate te mbijetonte fale ndihmës se makinerive spitalore.
Ravasin vijon: “ Sipas nenit 32 te Kushtetutës italiane, askush nuk mund te vendos per kurimin e nje pacienti kundrejt dëshirës se tij. Nga ana tjetër sipas principit te vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ushqimi dhe hidratimi ne mënyrë artificiale konsiderohen si kura sanitare me te gjitha efektet, dhe për këtë nuk mund ti imponohen ne çdo faze te jetese individit, aq me tepër ne nje moment kur sëmundja e tij është e pashërueshme dhe e varur nga nje makineri”.
Për Start Enkes Hysendhima Romë