Kartat, po dështon procesi
Tiranë -Partia Socialiste ka kërkuar sërish sot heqjen e taksës së votës, siç e quan kjo parti, procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. “Jemi në momentin e fundit të afatit kohor që do ta çojë procesin në pikën e moskthimit. Një pikë që do të shënojë frakturën përfundimtare dhe aksidentin final e të pritshëm të shkatërrimit të institucionit të zgjedhjeve, që do të cenojë përfundimisht të drejtën kushtetuese të qytetarit shqiptar për të vendosur për qeverisjen dhe qeverisësit e tij. Taksa e votës është duke u shndërruar kështu, në taksë për demokracinë dhe të nesërmen e saj”-theksoi Fatmir Xhafaj, sekretar për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste.
Ai theksoi se masat gjysmake dhe qesharake që ka marrë deri në këto momente qeveria dëshmojnë sa paaftësinë e saj për zgjidhjen e problemit, po aq dhe tentativën e saj të paprerë për ta drejtuar procesin në qorrsokak.
“Partia Socialiste është e vendosur maksimalisht në përpjekjen e saj për të garantuar votën e lirë-vijoi Xhafaj, teksa shtoi se “ne kemi kohë që i kërkojmë kryeministrit një vendim fare të thjeshtë që formalizon një procedurë shumë të qartë aplikimi duke realizuar heqjen e çdo lloj pengese mbi të gjithë votuesit pa pasaporta që aplikojnë për letërnjoftim elektronik.