E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit Komunitetet fetare feste te perbashket

Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ishte i ftuari i nderit nga Komiteti Shteteror i Kulteve ne dreken e shtruar me rastin e festave te fundvitit me te gjithe drejtuesit e bashkesive fetare ne vend. Ne mesazhin pershendetes Kryetari i Bashkise ka vleresuar se shpirti festiv i Tiranes perfaqesohet me se miri ne nderthurjen e simboleve fetare ne sheshin e kryeqytetit shqiptar. Besoj se ky eshte nje lajtmotiv qe shprehet me se miri sot ne kete dreke nje dreke e vecante ku perfaqesuesit e te gjitha komuniteteve jane ulur rreth e qark tavolines. Une jam i nderuar te jem pjese e kesaj tavoline dhe ju siguroj se ne projektet e vitit te ardhshem secili prej komuniteteve qe ju perfaqesoni do te gjeje tek Bashkia e Tiranes nje partner te drejte te ndershem dhe te besueshem. Natyrisht ju keni nevoje per ndihme keshtu qe ne do te bejme gjithcka per tiu gjendur prane komuniteteve te pasurojme Tiranen kryeqytetin tone me traditen specifike te secilit prej tyre dhe ne traditen unike te bashkepunimit dhe harmonise mes besimeve te ndryshme ne qytetin tone - u shpreh Basha gjate fjales se tij ne kete aktivitet. Perfaqesuesit e Komitetit Shteteror per Kultet falenderuan kryebashkiakun Basha per atmosferen e festes qe i ka dhene kryeqytetit dhe angazhimit te administrates se tij per te realizuar projektet e lena ne harrese per bashkesite fetare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›