Itali Roma ne gjendje te larte gadishmerie naten e Krishlindjeve
Roma eshte ne gjendje te larte gadishmerie naten e Krishlindjeve nje dite pasi shperthimet me pako-bombe ne ambasaden kiliane dhe zviceriane ne kryeqytetin italian plagosen dy persona. Ministri i jashtem italian Franko Frattini denoi incidentet qe ai tha se ishin nje kercenim serioz per misionet diplomatike ne Rome.
Kontrollet e sigurisene ambasadat e huaja jane shtuar sot ne vigjilje te Krishlindjes ne kryeqytetin italian. Nje grup anarkist italian
mori pergjegjesine per shperthimet e djeshme me pako-bombe qe plagosen dy persona ne ambasadat e Zvicres dhe te Kilit. Shperthimet ishin nje kujtese per kercenimet qe mund te vijne nga grupet te ndryshme brenda vendeve evropiane ne nje kohe paqendrueshmerie politike.
Nga shperthimet e djeshme nje zvicerian u plagos rende dhe u dergua ne spital. Nje punonjes i ambasades kiliane u plagos me lehte. Ne nje shenim qe u gjet i ngjitur ne rrobat e tij thuhej Kemi vendosur te na degjohet zeri me fjale dhe fakte. Do te shkaterrojme sistemin e dominances. Rrofte Anarkia.
Shenimi i lene nga Federata Anarkiste Informale u publikua nga policia.
Shperthimet vijne ne nje kohe tensionesh politike ne Itali.
Ministri i jashtem italian Franko Frattini denoi incidentet qe ai tha se ishin nje kercenim serioz per misionet diplomatike ne Rome.
Ai beri thirrje per kujdes dhe keshilloi qe reagimet te mos jene te tepruara.
Ketu ka ekzistuar gjithmone nje klime tensionesh. Tani pyetja shtrohet ne se situata po permiresohet apo po keqesohet. Fatkeqesisht nuk ka rruge tjeter thote Achile Savona banor i Romes. E gjitha ka te beje me qendrueshmerine e qeverise. Nese qeveria eshte e qendrueshme do te jemi mire do te ecim perpara. Perndryshe nuk i dihet nuk dihet sesi do te shkojne gjerat.
Jemi te zemeruar shume te zemeruar. Ka shume dhune dhune pa kuptim thote Teresa Mappo.
Fedetara Anarkiste Informale apo FAI eshte e njohur nga autoritetet italiane. Sherbimet e zbulimit vitin e kaluar e permendnin FAI-n si kercenimin kryesor terrorist kombetar.
Ne dhjetor te vitit 2009 grupi mori pergjegjesine per nje bombe qe shpertheu pjeserisht ne nje tunel prane universitetit Bocconi ne Milano.
Shkurtimet e fundit te shpenzimeve kane cuar ne demonstrata dhe greva ne mbare Evropen dhe ekspertet presin nje rritje te dhune politike nga grupet e ekstremit te majte.