E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti bjellorus shpallet zyrtarisht fitues i zgjedhjeve te 19 dhjetorit

Presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko u shpall sot zyrtarisht fitues i zgjedhjeve presidenciale te javes se kaluar megjithe kritikat e komunitetit nderkombetar ndaj shtypjes dhe manipulimeve te qeverise.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha sot se zoti Lukashenko kishte fituar gati 80 per qind te votave duke siguruar keshtu mandatin e tij te katert me rradhe ne kete post.

Vezhguesit nderkombetare dhe udheheqesit perendimore i kritikuan zgjedhjet e 19 dhjetorit duke thene se ato u shoqeruan me manipulime ne numerimin e votave dhe e akuzuan qeverine e zotit Lukashenko per masa te dhunshme shtypese pas zgjedhjeve.

Shtate prej nente kandidateve presidenciale rivale te zotit Lukashenko u arrestuan bashke me mijera te tjere qe dolen neper rruge per te protestuar kunder zgjedhjeve.

Zoti Lukashenko ka sunduar Bjellorusine me nje sistem autoritar qe kur ai mori pushtetin per here te pare ne vitin 1994.

Ministrat e Jashtem te Suedise Republikes eke Polonise dhe Gjermanise tha me ane te nje artikulli redaksional qe u botua dje se rezultati i njoftuar i zgjedhjeve nuk ka kurefare legjitimiteti demokratik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›