E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen autoret e atentateve me bombe ne Rome megjithate hetimet vazhdojne

Rome 24 dhjetor NOA-Atentatet me pako bombe ne ambasadat e Zvicres dhe te Kilit ne Rome u moren persiper nga nje grup anarkistesh italiane.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA njoftoi se eshte gjetur nje leter e Federates Informale te Anarkisteve.

Kryetari i Bashkise se Romes Gianni Alemanno tha se atentatet nuk kane te bejne direkt me Romen Hetuesit po vazhdojne hetimet ne disa pista nderkombetare te cilat nuk me takon ti komentoj. Por kemi pershtypjen se atentatet nuk kane asgje te perbashket me Romen.

Nderkaq ministri i Jashtem italian Franco Frattini i denoi sulmet duke i quajtur nje akt dhune dhe u siguroi viktimave dhe personelit t ambasades solidaritetin e vendit te tij.

Ne ambasaden e Zvicres u plagos rende ne duar nje punonjes i cili po hapte paketen qe shpertheu gjate hapjes.

Nje punonjes i ambasades se Kilit u plagos nga shperthimi ne fytyre dhe duar.

a.y/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›