Itali, Senati mblidhet për heqjen e mandatit të Berluskonit
Momenti i së vertetës erdhi. Një komision i posaçëm i Senatit italian mblidhet sot për të diskutuar heqjen e mandatit të Silvio Berluskoni pas dënimit të tij për mashtrim taksash, një vendim që mund të thyej koalicionin e brishtë qeverisës dhe të zhysë Italinë në një krizë politike të freskët.
Zyrtarë tëlartë të partisë së Berluskonit kanë kërcënuar se do të tërhiqen nga qeveria e kryeministrit Enrico Letta, nëse Berlusconi largohet nga Senati. Me tensione të larta mes partnerëve në koalicionin qeverisës, konflikti i hapur në takimin e së hënës mund të shkaktojë një krizë.
23 anëtarët e kommitetit, me përfaqësues të partive kryesore, është e dominuar nga kundërshtarët e Berluskonit . Të paktën 14 prej tyre janë shprehur se do të votojnë në favor të largimt të kavalierit. Deri më tani, Partia e qendrës së majtë ka insistuar se Berluskoni nuk mund të qëndrojnë në Parlament pasi gjykata e lartë e Italisë e dënoi duke qenë në qendër të një skeme mashtrimi në perandorinë e tij televiziv Mediaset.
Por procesi ndaj ish kryeministrit italian duket se nuk do të mbarojë më një kërcitje gishtash. Rregullat e komplikuara të Komitetit mund të shmangin një përballje të menjëhershme mes qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë të Berluskonit . Avokatët e Berluskonit argumentojnë se “ligji Severino” , sipas të cilit dënohen politikanët që janë të papërshtatshëm për parlamentin, nuk mund të zbatohet në rastin e Berluskonit për shkak se ajo u miratua vitin e kaluar.
Avokatët e Berluskonit kanë apeluar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ata duan që komisioni i senatit të shtyjë procedimet derisa Gjykata Europiane nëse dënimi i dhënë nga gjykata e lartë italiane është i vlefshëm.
E ndërsa manovrat vazhdojnë, Presidenti Xhorxho Napolitano , i cili ka luajtur një rol vendimtar në politikën italiane mund të luajë një rol të rëndësishëm përsëri.
Ndërkohë tregjet financiare në Evropë po presin me tension zhvillimet politike në Itali, ekomomia e tretë e Eurozonës.