E Diel, 1 Nëntor 2026

John Kerry në Londër, kërkon mbështetje për sulmet në Siri

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry është në Londër në një përpjekje për të mbledhur mbështetje të mëtejshme për një reagim të ashpër ndërkombëtar kundër Sirisë, pas sulmeve të dyshuara me armë kimike  muajin e kaluar. Kerry do të të zhvillojë bisedime me  ministrin e jashtëm  britanik Ëilliam Hague  para se të kthehet në Uashington.

Edhe pse Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar ka votuar kundër pjesëmarrjes në sulmet ushtarake, Hague  ka theksuar nevojën për të penguar përdorimin e armëve kimike. SHBA thotë se më shumë se 1400 persona  kanë vdekur në një sulm me gaz në Damask dhe  për këtë fajëson qeverinë siriane.

E ndërsa Kongresi nis sot diskutimet mbi autorizimin e forcës, asgjë nuk është e si për presidentin amerikan Barak Obama. Publiku amerikan është i lodhur nga lufta dhe kjo vë në  pyetje legjitimitetin e veprimit.

Franca e cila ka thënë se do të mbështesë sulmet e SHBA-ve, është stepur duke thënë se mund të kërkojë një tjetër rezolutë në OKB pavarësisht vetos ruse dhe kineze. Një ditë më parë presidenti sirian Bashar al-Assad është shprehur se nuk ka prova që qeveria e tij ka përdorur armë kimike.

“Nuk ka asnjë provë që unë kam përdorur armë kimike ndaj popullit tim”, theksoi Assad, i cili nuk konfirmoi, por as mohoi ekzistencën e armëve të tilla në Siri. Presidenti sirian tha vetëm se nëse këto armë ekzistonin, ishin “të kontrolluara”.

Assad tha se aleatët e Sirisë do të kundërpërgjigjen nëse Perëndimi sulmon vendin e tij. Mes aleatëve janë Kina, Rusia apo Irani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›