E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali: Silvio Berluskoni dënohet me 7 vjet, nuk mund të mbajë më poste publike

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni

Silvio Berluskoni, i cili është akuzuar në Milano për rastin Ruby, u dënua me shtatë vite për dy vepra në ngakim të tij: ryshfet dhe detyrim për prostitucion. Kavalieri u ndalua gjithashtu për jetë nga mbajtja e posteve publike.

Gjykata e Milanos i dha Silvio Berluskonit një dënimin më të lartë se sa ai që u kërkua nga prokurori Boccassini: shtatë vite kundrejt gjashtë të kërkuara nga prokuroria. Gjykatësit urdhëruan konfiskimin e pasurive të sekuestruara tashmë në të kaluarën për Ruby-n dhe për partnerin e saj Luca Rizzo.

Gjykatësit urdhëruan transmetimin e dokumenteve në Prokurori për të vlerësuar dëshmitë e supozuara të rreme nga dëshmitarët gjatë gjykimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›