E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali-Spanje tjeter ulje e normes se kreditimit


Kompania e vlerësimit të kreditimit, “Fitch” zbret në renditje, Italinë dhe Spanjën, duke ndjekur agjensinë Moody’s dhe Standart and Poor’s.   Nga AA-vleresimi për Italinë behet A+, duke vënë në pikëpyetje forcën e institucioneve financiare të vendit.

Fitch përmendi “intensifikimin e krizës së borxhit në eurozonë, si shkakun e dobësimit të Italisë”.   Kompania e vlerësimit foli për rreziqe të vogla, por jo të papërfillshme dhe përkeqësimi i krizës së borxhit në eurozonë dhe paqendrueshmëria në vlerësimin e obligacioneve do të shkatërrojë besimin në sistemin bankar”.

Sa i takon Spanjës, “Fitch” përmend thellimin e krizës së borxhit dhe ngre pikëpyetje për aftësinë e vendit për të ulur nivelet e tij apo sa i Kriza FinanciareEuro, rrezik i ri për EuropënKriza, ndërhyn sërish Banka e Anglisë Bursat europiane në ringritje takon prespektivës së rritjes ekonomike.

Deficiti i lartë buxhetor dhe shërimi i brishtë i ekonomisë e bën Spanjën të brishtë përballë goditjeve të jashtme. Fitch parashikon  që rritja ekopnomike do të jetë e ulët deri në 2015 dhe papunësia do të mbetet e lartë.

Spanja dhe Italia kanë ndërmarrë masa për shpëtimin e ekonomive të tyre me qëllimin për të ulur nivelet e borxhit dhe për të kthyer besimin te financat e tyre.  Qeveria italiane ka deklaruar se do ta balancojë buxhetin në 2013. 

Politikbërësit botërorë po diskutojnë mënyra për të zgjidhur krizën e borxhit, njëherë e mirë për të gjithë. Në korrik u ra dakort për të zgjeruar Fondin e Shpëtimit të Eurozonës, plan tashmë i ratifikuar nga shumica e parlamenteve. Megjithatë këto masa shihen tani si të papërshtatshme. Masa të tjera duhet të diskutohen dhe këto pritet të mësohen pas takimit të G20 në fillim të nentorit.

Italia: E prisnim zhvlerësimin

Qeveria italiane e cilësoi të pritshëm zhvlerësimin e aftësisë së kreditimit për Italinë.

Por ndyrshe nga agjencitë e tjera të vlerësimit, thotë Roma, “Fitch”, vlerëson përpjekjet e qeverisë për uljen e deificitit dhe e cilëson si të arritshëm objektivin për balancimin e pushtetit brenda 2013-s.

Zhvlerësimi i “Fitch” nga AA- në A+ u komentua nga klasa politike italiane. Eksponentë të Ligës së Veriut e kritikuan ashpër agjencinë dhe vendimin e saj.
 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia FMN paralajmëron qeverinë
Fondi Monetar Ndërkombëtar parlajmëron qeverinë shqiptare të ndryshojë politikat financiare për të mos rrezikuar stabilitetin e vendit dhe zhvillimin ekonomik.
Përmbytjet 2010, qeveria shkurtoi fondet
Rishikimi i buxhetit të shtetit në mes të vitit 2010, si pasojë e planifikimit të dobët, solli shkurtimin e fondeve të domosdoshme për infrastrukturën e kullimit e vaditjes dhe mund të ketë pasur rol në përmasat e përmbytjeve në zonën e Shkodrës në janar të këtij viti.
Lehtësirat për biznesin, Shqipëria, vendi i 64-t
Shqipëria është vendi i 64-t më i mirë në botë për të ngritur një biznes. Në klasifikimin e përvitshëm të revistës prestigjoze ekonomike “Forbes” për shtetet që kanë lehtësirat më të mëdha në këtë aspekt, vendi ynë renditet një pozicion më lart se 12 muaj më parë. Një ngjitje e vogël që nuk ka të bëjë aspak me përmirësimin e vendit tonë, por me rënien e dy shteteve që para një viti qendronin përpara nesh në këtë klasifikim. SHBA, ekonomia në një moment “ngurrues”
Drejtori i Rezevës Federale Amerikane, Ben Bernake, deklaroi përpara Kongresit se ekonomia amerikane është duke kaluar një moment “ngurrues”, prandaj një ndërhyrje më aktive e shtetit mund të jetë e domosdoshme. Azotiku, shteti humbi miliona euro
Shteti shqiptar ka humbur qindra miliona lekë nga mënyra se si është shitur për skrap uzina e re e uresë në Azotikun e Fierit dhe jo vetëm ajo.

Lajmet kryesore

Peter Lucas komenton vdekjen e Alisë
Gazetari: Ai jetoi nën prangat e trashëgimisë së Hoxhës
Shtohen azilantët shqiptarë
Cmimi i Japonisë, Vettel në pole
Libi, Sirte zgjohet me të shtëna tankesh
Zbrazen varrezat e makinave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›