Itali/ Tërmet në Aquila, nuk ka viktima
Një lëkundje sizmike me intensitet 2.7 e shkallës Rihter, është regjistruar në mesnatë duke u gdhire e marta, në qytetin italian Aquila. Shumë nga banorët e zonës janë ngritur nga gjumi, edhe në shtëpitë e ashtuquajtura si antisizmike. Sipas të dhënave të para, epiqendra e tërmetit është lokalizuar në lagjen Valle Pretara në qendër të L'Aquila-s, që ka bërë që tërmeti të ndihet edhe më i fortë se ç'ishte në realitet, shkruajnë mediat italiane. Sipas ekspertëve, lëkundja sizmike është ndjerë në një thellësi prej 9.4 km.