E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Kosovë, nënshkruajnë marrëveshje për arsimin

Shqipëria dhe Kosova nënshkruan sot marrëveshje në fushën e arsimit. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka pritur në Tiranë, homologu i tij kosovar, Enver Hoxhaj. Pas takimit dhe firmosjes së dy marrëveshje, dy ministrat janë ndalur në atë çfarë parashikon kjo marrëveshje. Kjo marrëveshje është cilësuar nga dy zyrtarët e lartë si një arritje. Në këtë marrëveshje krijohen hapësira për bashkëpunim në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, përmes trajnimeve mes stafeve pedagogjike të të dyja vendeve. Në fjalën e tij, ministri i Arsimit tha se Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës janë dy vende që aspirojnë të integrohen sa më shpejt në Bashkimin Evropian. “Të gjitha politikat tona arsimore janë dhe strategji, janë të ndërtuara mbi bazën e standardeve evropiane, kësisoj marrëveshja jonë përmban elementë dhe objektiva që i shërbejnë vetëm e vetëm arritjes së këtyre standardeve dhe niveleve”, deklaroi Tafaj. Ndërsa homologu i tij kosovar, Enver Hoxhaj, tha se marrëveshja që nënshkruan është marrëveshje dypalëshe, mes dy vendeve që prezantojnë një hapësirë të përbashkët kulturore. “Shqipëria dhe Kosova janë vende që synojnë të gjithë të hyjmë në Bashkimin Evropian, të kenë standarde evropiane në arsim dhe cilësia, cilësia dhe vetëm cilësia të jenë qëllimet tona të përbashkëta”, theksoi ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›