Topalli ben bilancin 2011-a viti i reformave

Pas 2 vitesh bojkoti te opozites bilanc pozitiv ne kete fundvit Ne 2 vite 450 ligje rezoluta e marreveshje te miratuara
Mbyllem nje vit reformash. Ky ishte konkluzioni i Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli per nje vit pune te Parlamentit te Shqiperise. Gjate nje konference per shtyp ajo theksoi se 2011-a eshte mbyllur me bilanc pozitiv per Kuvendin. Topalli tha se axhenda parlamentare ka pasur vetem nje bosht themelor me emrin reforma. Kryeparlamentarja theksoi pengesat e nxjerra nga opozita me bojkotin e saj 2-vjecar por qe nga shtatori i ketij viti gjithcka u kthye ne normalitet dhe vijoi puna dhe me ligjet e rendesishme qe kerkonin 3/5.
Bilanci 1-vjecar
Reforma ka qene ne axhenden e punes te komisioneve reforma ka qene ne qender te programit te punes se Parlamentit. Sot mund te them qe po perjetojme perjetesimin e ketyre reformave dhe besoj qe kemi bere te mundur ate qe per shume te tjere dukej e pamundur - tha Topalli gjate bilancit 1-vjecar te punes se Kuvendit. Ne analizen e fundvitit Kryeparlamentarja Topalli vleresoi punen e javeve te fundit te ketij sesioni parlamentar ku vecoi si tejet te rendesishme miratimin e nje sere reformash integruese qe erdhen si rezultat i arritjes se konsensusit mazhorance-opozite. Ajo nenvizoi ketu ngritjen e Komisionit te Reformes Zgjedhore te komisionit per rregulloren e Parlamentit si dhe miratimin e disa ligjeve te rendesishem qe kerkonin 3/5 e votave. Gjate ketij viti kemi kaluar 450 ligje rezoluta e marreveshje. Kemi kaluar me konsensus 4 kode. Vleresoj ngritjen e Komisionit Parlamentar per Reformen Zgjedhore dhe ngritjen e grupit te punes per rregulloren e Kuvendit - deklaroi zonja Topalli. Ajo rikujtoi ketu edhe perpjekjet e opozites per te demtuar parlamentarizmin prandaj shprehu mirenjohjen per te gjithe deputetet qe i qendruan Kushtetutes si te vetmes rruge me te cilen kapercehen momentet e veshtira. Tani opozita u kthye ne pune - tha Topalli duke vleresuar se ky eshte nje detyrim qe cdo deputet ka te votoje ligjet. Kryetarja e Kuvendit e cilesoi Parlamentin si asamblene vendimtare duke saktesuar se kur flitet per integrimin nuk mund te kete vend per asnje perpjekje tjeter. Kryeparlamentarja vecoi si ngjarjen me kryesore per Kuvendin momentin e diskutimit dhe miratimit te buxhetit per vitin e ardhshem i perllogaritur ne 5 miliarde dollare.
Momenti kulminant ne punen e Kuvendit eshte momenti i diskutimit dhe miratimit te buxhetit i cili kap shifren e rreth 5 miliarde dollareve. Mund ta themi me modesti dhe si realitet ne kemi bere te mundur qe vendi yne te mos shkoje ne recension pavaresisht se nuk kemi shkuar ne recension arritem rritje ekonomike 3 deri 4 jemi vend qe ka ulur buxhetin - u shpreh ajo.
Sipas zonjes Topalli taksat e uleta privatizimet qeveria e vogel bene qe Shqiperia te mos shkonte ne recesion por te kishte nje rritje te lehte ekonomike prej afro 4 per qind. Ajo e cilesoi kete si momentin kulmor te Kuvendit pikerisht pse ndodhi ne nje moment te veshtire per vendet e Eurozones.
Ligjet e miratuara
Gjate sesionit parlamentar qe u mbyll te enjten ne 22 dhjetor me miratimin dhe betimin e Avokatit te Popullit dhe kreut te KLSH-se u miratuan ligji Per buxhetin e vitit 2011 si dhe ndryshimet me te fundit ne te disa nga Kodet e Republikes se Shqiperise qe perbejne ligjet me 3/5 ligji Per mbikeqyrjen elektronike ne fushen penale ligji Per miratimin e niveleve te tarifes doganore te ndryshuar ligji Per noterine ligji Per formulen e privatizimit te shoqerise Albpetrol sh.a. Patos ligji Per tregtimin dhe mbikqyrjen e tregut te produkteve joushqimore ligji Per trajtimin si titull ekzekutiv te fatures se konsumit te energjise elektrike te ndryshuar ligji Per Bankat ne RSH ligji Per Autoritetin e Aviacionit Civil ligji Per tregtaret dhe shoqerite tregtare ligji Per profesionet e rregulluara ne RSH ligji Per mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese Per miratimin e buxhetit faktik te shtetit per vitin 2010 ligji Per menyren dhe procedurat e shitjes se pronave te personave juridike jobankare qe kane marre hua nga publiku i gjere ligji Per sherbimin veterinar ne RSH ligji Per heqjen e mjeteve motorike te rimorkiove si dhe te pjeseve te tyre te kembimit te dala jashte perdorimit qe ndodhen prane rrugeve kombetare ligji Per menaxhimin e integruar te mbetjeve ligji Per Urdhrin e Infermierit ne Republiken e Shqiperise ligji Per mbrojtjen e deshmitareve dhe te bashkepunetoreve te drejtesise si dhe u ratifikuan nje numer i madh marreveshjesh.
Kryeparlamentarja Ne 2012-n 100-vjetori i Pavaresise. Per Presidentin mendon Kushtetuta
100-vjetori i Pavaresise eshte ngjarja madhore e vitit 2012 dhe jo zgjedhja e Presidentit te Republikes. Keshtu deklaroi dje Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e pyetur per procesin e perzgjedhjes se Kreut te ri te Shtetit qe do te zhvillohet ne vitin qe vjen. Se pari ngjarja me e rendesishme per vitin e ardhshem eshte festimi i 100-vjetorit te Pavaresise. E them me bindjen e plote qe jemi me fat qe jetojme dhe kemi mundesi qe te festojme kete 100-vjetor. Eumlshte 100-vjetori i nje momenti kritik per Shqiperine. Ka qene nje moment kur rrezikohej qe vendet perreth mund ta copetonin vendin tone. Per sa i takon axhendes se institucioneve te ndryshme une respektoj institucionin e Presidentit i cili eshte ne detyre deri ne momentin e caktuar - tha Topalli. Lidhur me Presidentin ajo shtoi Ajo qe une besoj fort ne ndergjegjen time politike eshte respektimi i Kushtetutes se Shqiperise. Kushtetuta eshte kontrata me e rendesishme qe ne kemi me institucionet dhe me qytetaret. Kushtetuta eshte shkruar mbi bazen e nje konsensusi te gjere. Keshtu qe respektimi i Kushtetutes eshte e vetmja rruge qe ne do te zgjidhim te gjithe axhenden e ardhshme te institucioneve te ndryshme. Topalli ftoi median qe se bashku me komitetin e drejtuar nga Kryeministri Berisha si dhe me aktivitetet e Parlamentit te Shqiperise te sjelle elemente te reja qe mund te pasurojne kete axhende te festimit te 100-vjetorit te Pavaresise.
Puna e Kuvendit ne 2 vite
450 akte te miratuara ne dy vite nga Kuvendi i Shqiperise.
84 seanca plenare ne nje shtrirje kohore prej 404.6 oresh.
Ministrat u jane pergjigjur 190 pyetjeve te bera nga deputetet.
Jane marre 101 pergjigje te pyetjeve me shkrim te drejtuara nga deputetet.
Komisionet e perhershme te Kuvendit kane shqyrtuar 467 projektligje projektvendime dhe projektrezoluta.
Gjate shqyrtimit te projektligjeve jane bere 1317 amendamente.
Gjate shqyrtimit te projektligjeve jane zhvilluar 116 seanca degjimore me perfaqesues te keshillit te Ministrave dhe agjencive shteterore.
Ne seancat degjimore kane qene te ftuara 77 grupe interesi.
Komisionet kane ushtruar funksionin e kontrollit parlamentar ne 86 seanca degjimore.
Kane raportuar 34 institucione te pavarura.
Ministrat kane marre pjese ne 116 mbledhje te komisioneve.
Per diskutimet jashte rendit te dites deputetet e mazhorances kane zhvilluar 371 diskutime dhe deputetet e opozites 249 diskutime.
Rama Spikerja e Kuvendit si ne analizen e kooperatives
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama reagoi me ironi per analizen vjetore te Parlamentit duke i cilesuar deklaratat me tone pozitive te Kryetares se Kuvendit si analizat vjetore ne kooperativat bujqesore te epokes se monizmit. Spikerja si ne analizen e kooperatives dhe ligjet si kuintal per hektar rendiment i larte vjetor madje packa se opozita sla shiun me ra - shkruan Rama ne faqen e tij ne Twitter. Ky koment i kryetarit te Partise Socialiste erdhi pasi Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi ne analizen vjetore te punes se Kuvendit te Shqiperise se ky vit qe po leme pas mbyllet me nje bilanc pozitiv me 450 ligje rezoluta e marreveshje te miratuara.