Itali, arrestohen 10 persona të masakrës së Duisburgut
Policia italiane ka arrestuar të enjten në Rajonin e Kalabrisë 10 persona të lidhur me familjet mafioze lokale, mes të cilëve janë të përfshirë edhe dy ekzekutorë materialë të masakrës së vitit 2007 në Duisburg të Gjermanisë, ku u vranë 6 shtetas italianë. Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë italiane, sipas të cilave personat e arrestuar janë anëtarë të klanit Nirta-Strangio.
Ky klan është prej dekadash ne luftë me klanin rival mafioz Pelle-Vottari.
Sipas burimeve, dy të kërkuarit kryesore, Sebastiano Strangio, 39 vjeç dhe Giuseppe Nirta, 37, u arrestuan falë testit të analizave të ADN-së, të mbledhura në vendngjarjen e masakrës së qytetit të Duisburgut në Gjermani.
Ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni e ka cilësuar operacionin e forcave të policisë si tepër të rëndësishëm dhe ka nënvizuar se të gjithë personat përgjegjës për masakrën që tronditi Evropën tashmë janë arrestuar.