Kina: Amerika të anulojë takimin Obama-Dalai Lama
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia kineze e lajmeve “Hsinhua”, e cila citoi zëdhënësin e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Ma Zhaoxu. Dje, zëdhënësi i presidentit të SHBA-së, Robert Gibs njoftoi se më 18 shkurt presidenti do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me shenjtërinë e tij, Dalai Lama. Presidenca amerikane kishte konfirmuar tashmë javën e kaluar se Dalai Lama do të pritej në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, por pa dhënë datë të saktë.