E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR: Krijimi i partisë së pronarëve nuk e zgjidh problemin

Të frikësuar nga një konkurrencë në zgjedhjet e 2009-ës, PR-ja nuk ka vonuar të rrëzojë idenë e një partie “pronarësh”, pasi sipas kryetarit të grupit parlamentar, Arian Madhi “kjo nuk do ta zgjidhte çështjen e pronave”. 

TIRANE-Republikanët nuk pranojnë idenë që pronarët të krijojnë një parti dhe të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme me kandidatët e tyre. Të frikësuar nga një konkurrencë në zgjedhjet e 2009-ës, PR-ja nuk ka vonuar të rrëzojë idenë e një partie “pronarësh”, pasi sipas kryetarit të grupit parlamentar, Arian Madhi “kjo nuk do ta zgjidhte çështjen e pronave”. “Republikanët kanë si tipar identiteti zgjidhjen e çështjes së pronave dhe nuk ndihen të rrezikuar nga krijimi i një partie me ish-pronarë. Secili është i lirë të vendosë në rrugën e tij, por krijimi i një partie politike nuk do ta zgjidhë çështjen e pronave”, - është shprehur dje Madhi. Para disa ditësh, pronarët e ligjshëm, të cilët kanë parë që për 18 vite me radhë çështja e pronësisë nuk është zgjidhur, janë shprehur se do të krijojnë një parti të tyre politike, e cila do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme. Nuk dihen ende planet e kësaj partie, nëse do t’i bashkëngjitet koalicionit të maxhorancës aktuale, ndaj së cilës janë shprehur të zhgënjyer për zvarritjen e kthimit dhe kompensimit të pronave; do t’i bashkëngjiten koalicionit të dytë të djathtë, “Poli i lirisë”; apo do të kandidojnë si parti jashtë koalicioneve, gjë që është e vështirë. Një parti e tillë do t’i prishte punë PR-së, pasi ajo nuk do të identifikohet më si parti që është në mbrojtje të interesave të pronarëve, dhe ky elektorat do të kalojë te partia e re. PR-ja, gjatë këtyre viteve nuk i ka qëndruar konsenguente problemeve të pronarëve. Ajo dështoi në përpjekjen e saj për të abroguar ligjin 7501, ashtu si dështoi edhe në faktin se ajo si parti nuk bëri presionin e duhur pranë PD-së që të zgjidhë njëherë e mirë çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›