Itali, arrestohen dy shqiptarë për shfrytëzim prostitucioni

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane të akuzuar për shfrytëzim të prostitucionit. Dy shqiptarët ishin martuar me dy motra italiane, për të siguruar dokumentet e më pas i kanë detyruar të prostituojnë. Leonard Sefa dhe Elton Naska, të dy 29-vjeçarë me origjinë shqiptare, janë arrestuar në Caserta, pas hetimeve që ishin bërë për ta. "Të dy ishin martuar me dy motra nga Marcianise, 24 e 26-vjeç për të siguruar dokumentet dhe më pas i detyruan të prostituonin"- thotë policia italiane. Nga hetimet policia konstatoi se shqiptarët, çdo mëngjes i shoqëronin gratë respektove në Statale Appia dhe përmes makinës kontrollonin aktivitetin e tyre.