E Hënë, 2 Nëntor 2026

Itali, arrestohet shqiptari që sulmoi me acid avokaten italiane

Policia italiane ka arrestuar sot njërin prej shqiptarëve që sulmoi avokaten italiane me acid mbrëmjen e 16 prillit. I ndaluari është Altistin Precetaj, 28 vjeç nga Shkodra, i cili u kap teksa tentonte të largohej nga shteti italian.

Precetaj së bashku me një shtetas tjetër shqiptatrë, i cili është ende në kërkim, u filmua nga kamerat e sigurisë në momentin kur sulmuan avokaten italiane 35-vjeçare, Lucia Annibali-n. Ata e sulmuan avokaten me acid në fytyrë, ndërsa Annibali gjendet ende e shtruar në spital nga plagët e marra.

Fillimisht për sulmin u ndalua ish-bashkëshorti i avokates, por më pas kamerat e sigurisë arritën të identifikonin dy shqiptarët përgjegjës për sulmin. Gjithsesi, prokuroria ende mendon se mund të ketë qenë ish-bashkëshorti i saj ai që ka urdhëruar sulmin./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›