Raportohet për mjet eksploziv në veturën e Rexhepit

Në veturën e ministrin të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepit është dyshuar se ishte montuar një mjet eksploziv.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se sot është raportuar në polici, për një mjet të dyshimtë në veturën e Rexhepit. Ndërkaq, Rexhepi ka thënë se bëhet fjalë vetëm për një dritë elektrike. “Nuk ka qenë mjet eksploziv. Ka qenë një bateri me dritë në fakt”, ka thënë Rexhepi për Indeksonline
Indeksonline ka provuar ta kontaktojë zyrën për media të Policisë së Kosovës por kontakti me këta zyrtarë ka qenë i pamundur./Indeksonline/