Itali arrestohet vrasesi shqiptar

Zgjati 72 ore kerkimi i shtetasit 24 vjecar shqiptar Leonard Grifsha i cili duket se eshte autori i vrasjes se nje vajze kubaneze me te cilen ishte i fejuar.
Disa deshmitare e paten njohur shtetasin shqiptar teksa me nente plumba vrau ne qender te qytezes se Bagna Lucces gruan e re qe sic duket donte te nderpriste lidhjen me te.
Me sa dihet deri tani vetem aresyeja pasionale mund te shpjegoje kete xhest kaq te rende te kryer ne mes te dites e ne menyre kaq demonstrative.
Kryqi i kuq ka aktivizuar banoret e zones per mbledhjen e fondeve te nevojshme per te kthyer trupin e saj ne atdhe.
Qe diten e marte kur ndodhi kjo ngjarje qe tronditi shume kete qyteze ne Toscane forcat e rendit e kerkuan menjehere shtetasin shqiptar ne pyjet perreth dhe dukej e habitshme qe ai ishte zhdukur pa lene gjurme.
Por arratia e tij zgjati vetem tre dite.