E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrin në 207 numri i viktimave nga tërmeti

Abruzo-Ka arritur në 207 numri i viktimave nga tërmeti i një dite më parë. 17 prej viktimave, janë ende të pa identifikuar. Deri më tani, mbi 1 mijë persona janë të plagosur në spitalet e vendit, 100 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë kryeministri Silvio Berlusconi deklaron se 17 mije persona janë të pastrehë, 10 mijë prej te cilëve në Aquila dhe mbi 7 mije të tjerë nepër provinca.

Itali, arrin në 179 numri i të vdekurve nga tërmeti

Abruzo (ora 09:15)-Ka shkuar në 179 numri i viktimave të tërmetit, që tronditi dje Italinë. Por, ende 34 persona figurojnë të zhdukur, 1500 të plagosur ndërsa 17 mijë të tjerë kanë mbetur pa strehë. Këto janë bilancet, e një tërmeti të fortë, që lëkundi fuqishëm Italinë qendrore. 40 prej viktimave nuk janë identifikuar ende.

Gjatë natës janë regjistruar sërish lëkundje, duke shkaktuar panik, kur ende gjurmët e tragjedisë vijojnë të dëshmojnë kaos dhe dhimbje tek njerëzit. Në L’Aquila kërkimet kanë vazhduar gjatë gjithë natës, por pak e nga pak po zbehen shpresat për të gjetur persona të gjallë nën rrënoja. Edhe 30 orë pas tragjedisë, numri i viktimave vazhdon të rritet.

Mijëra njerëz që humbën shtëpitë nga tërmeti e kanë kaluar natën nëpër tendat e ngritura dhe nëpër automjete, ndërsa një pjesë e vogël janë dërguar në hotele në zonat bregdetare.
Sot pritet mbërritja e tendave të tjera për personat që nuk preferojnë të largohen. Mbrojtja civile njoftoi se 5.100 persona janë angazhuar ne operacionet e kerkimit dhe të ndihmës se popullsisë së prekur nga tërmeti, të cilëve u janë bashkuar edhe 1.300 ushtarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›