E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shkon në 250 numri i të vdekurve

L’Aquila -Në Itali, duket se tërmeti nuk do të pushojë për disa ditë. Teksa vendi po numëron viktimat e shkaktuar nga lëkundja e fuqishme e së hënës, dridhjet e tokës vijojnë ende. Mijëra të pa strehë, përveç kushteve jo të mira, kanë kaluar natën nën ankth dhe pas siguri. Tashmë, nuk dihet se kujt t’i drejtohet ndihma, pasi qeveria mund të ndihmojë të pa strehët, por nuk mund të ndalë lëkundjet e tokës.

Gjatë mbrëmjes së shkuar, është regjistruar një tërmet me magnitudë 3,8 ballë. Një tjetër lëkundje është ndjerë mëngjesin e sotëm në zonën e L’Aquila. Bilanci i viktimave pritet të rritet sërish. Deri tani, ku numër ka arritur në 250 të vdekur, 16 prej të cilëve vijojnë të mbeten të paidentifikuar. 11 persona të tjerë rezultojnë te zhdukur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›