E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, babai vrau anetaret e familjes shqiptare

Nuk ishte nje konflikt, por nje tragjedi familjare ngjarja e ndodhur ne Stradella te Pavias, ne Itali, ku humben jeten tre shqiptare, nje vajze 4 vjece dhe nena me tezen e saj.

Sipas policise se vendit fqinj, i ati dhe njekohesisht bashkeshorti i viktimave, ne spital ka rrefyer per policine se i ka vrare ai familjaret e tij dhe me pas ka tentuar te vrase veten.

Ky rrefim, i bere nga spitali ku autori i krimit eshte shtruar, ka zbardhur edhe misterin qe rendonte mbi ngjarjen, per te cilen fillimisht u dyshua se ishte nje larje hesapesh mes dy familjesh shqiptare.

Gjithashtu, fillimisht dyshimet rane mbi dy shqiptare te tjere, rreth 30 vjec dhe me dokumenta te rregullta ne vendin fqinj, te cilet ishin larguar nga vendi i krimit me rrobat e gjakosura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›