E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, bashkëshorti italian vretgruan shqiptare, shkak xhelozia

ASTI- Një 49 vjeçare është qëlluar për vdekje nga bashkëshorti i saj italian. Viktima është Donika Xhafa 47 vjeçe e cila u gjet e vrarë me 4 plumba mbëmë në qendër të Vercellit . Pas krimit bashkëshorti italian është dorëzuar në policinë e Asti. Raffaele Vorrano, 59 vjeç nga Calliano provincë e Astit deponoi në polici se vrasja kishte ndodhur pas një grindjeje mes tyre. Agjencia e lajmeve ANSA informon se vrasja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie. Policia nis hetimet për të zbardhur krimin.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›