E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, ndërron jetë në spitalin një 20-vjeçare, Mjekët: Helmim

TIRANE - Ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak një 20-vjeçare nga Durrësi.

E reja është paraqitur në spital mëngjesin e së enjtes në Spitalin e Durrësit, ndërsa është transportuar më tej në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku edhe humbi jetën rreth orës 19:00.

Sipas bluzave të bardha vajza ishte diagnostikuar me shenja helmimi. Mjekët ngrenë dyshimet se 20-vjeçarja, Fatjona Murati mund të jetë vetëhelmuar me fotoksinë.

Megjithatë, konkluzionet mbi këtë ngjarje pritet të dalin pasi të ndjerës t’i bëhet autopsia.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›