E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerti Bogdani: Edi Rama bllokoi 30 milionë euro investime nga projektet e BE

24-01-2013 / Gazeta 55

Partia Demokratike akuzon lidershipin socialist, se më bllokimin e statusit të vendit kandidat në BE, i ka hequr shqiptarëve mundësinë e integrimit në tregun europian të punës si dhe ka bllokuar financimin e projekteve me vlerë 30 milionë euro. 

Deklarata e deputetit të PD, Gerti Bogdani
3 ligje presin votën e opozitës. Vetëm me miratimin e tyre, Shqipëria merr statusin. Deri tani z. Rama e ka bllokuar atë. Edhe sot, ne e ftojmë Z. Rama për t’u bashkuar me ne dhe me të gjithë shqiptarët në procesin e integrimit. Mos votimi i 3 ligjeve, jo vetëm bllokon statusin, jo vetëm vonon integrimin, por dëmton interesat e çdo shqiptari.
Me bllokimin e statusit z. Rama i ka hequr shqiptarëve mundësinë që të futen në tregun evropian të punës.
I ka vështirësuar mundësinë e shkëmbimeve tregtare. Biznesit shqiptar i ka ngushtuar horizontin.
I ka hequr mundësinë e së paku 30 milion euro investime të menjëhershme nga projektet e bashkëpunimit me Bashkimin Europian.
Vetëm me urdhrin e tij, për të mos votuar 3 ligjet, të rinjtë e studentët shqiptar humbasin mundësinë që të financohen nga fondet e BE-së për të studiuar në universitet më të mira të botës, sikurse përfitojnë bashkëmoshatarët e tyre në vendet që kanë marrë statusin.
Duke mos votuar 3 ligjet z. Rama i ka hequr edhe pushtetit lokal shumë projekte në shërbim të qytetarëve.
Komunat, bashkitë e qarqet e Shqipërisë nuk do mund të përfitojnë projekte të drejtpërdrejta të BE-së në të mirë të zhvillimit ekonomik, social e mirëqenien e banorëve të këtyre njësive.
Dhjetëra e dhjetëra milionë euro projekte bashkëpunimi dhe investime në Shqipëri do të thotë punësim për shqiptarët.
Bllokimi i statusit është bllokim i kësaj mundësie.   

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›