SHBA, BE rishikojnë marrëdhëniet me Bjellorusinë

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se janë duke i rishikuar marrëdhëniet me Bjellorusinë pasi policia në Minsk i shtypi me dhunë protestat e opozitës kundër rizgjedhjes së presidentit Aleksandr Lukashenka.
Në deklaratën e përbashkët, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe kryediplomatja e BE-së, Ketrin Eshton, gjithashtu u bëjnë thirrje autoriteteve të Bjellorurisë që t`i lirojnë më shumë se 600 protestuesit, të cilët u arrestuan në protestat në 19 dhjetor.
Policia bjelloruse i ka thënë agjencisë “Reuters” se pesë kandidatët presidencialë të arrestuar gjatë protestave, bashkë me 14 aktivistë të tjerë, mund të akuzohen për "organizim të trazirave masive".
Ata mund të dënohen deri me 15 vjet burg.