Itali, burg agjenteve, shfrytezuan prostitutat

Dy police italiane, jane denuar nga Seksioni i Dyte Penal i Gjykates se Apelit te Genoves me shtate vjet burgim dhe me pagimin e shpenzimeve gjyqesore, gjithsej 4.500 euro.
Rasti eshte zbuluar ne kuadrin e operacionit “Kanun” ne vitin 1997, kur me akuzen e shfrytezimit te prostitucionit perfunduan ne pranga 60 shtetas shqiptare. Disa prej prostitutave qe bashkepunuan me policine rrefyen se dy policet kishin abuzuar me to ne mjediset e komisariatit dhe arriten t’i identifikojne edhe duke i pare pa uniforma.
Agjentet e policise ishin denuar nga gjykata e Shkalles se Pare me pese vjet burgim dhe ne pritje te apelit ishin pezulluar nga detyra.
Vendimi i Gjykates se Apelit, i lexuar ne nje atmosfere te tensionuar ne sallen e gjyqit per shkak te protestave te eshte me i rende per ta dhe perfshin edhe nje polic te trete, i cili akuzohet sa ka manipuluar dokumentat dhe eshte munduar te ndihmoje keshtu koleget.