Dhëmblan, 12 mijë tonë municione flenë në depo, banorët të terrorizuar që pas tragjedisë së Gërdecit

Flet kryekomunari i Lopësit, Vait Sinaj
Dhëmblani mund të shndërrohet në një shkretëtirë nëse qeveria shqiptare nuk merr masa për të larguar tonelatat me municione. Këto të fundit të grumbulluara në 12 depo, gjashtë prej të cilave në kushte tepër të rrezikshme, mund të shpërthejnë vetëm nëse provokohet një zjarr në afërsi të tyre qoftë i parëndësishëm. Alarmin e jep kreu i Komunës së Lopësit, Vait Sinaj, i cili ka zgjedhur gazetën SOT të shprehet publikisht në kushtet e indiferencës së theksuar nga ana e qeverisë shqiptare, megjithëse apelet e njëpasnjëshme për këtë problematikë nuk kanë munguar. Dikur fshati numëronte mbi 1500 banorë, ndërsa sot vetëm 1/3 e tyre i kanë rezistuar vështirësive të përditshme në një vend të shuar. Rreth 30% e predhave të shpërndara në 3 mijë ha anembanë zonës, sot janë ende të pambledhura duke qenë bartëse të incidenteve të rrezikshme. Në vitet 70 sistemi i atëhershëm ndërtoi 18 depo luftarake prej të cilave 6 tunele për të depozituar 20 mijë ton municione në fshatin Dhëmblan, nisur edhe nga pozita gjeografike. Nga 18 depo, vetëm 12 prej tyre kanë ngelur me 12 mijë ton municione ku kanë predha të kalibrave nga 60-180 mm. Gjashtë depot me 2 mijë tonë municion gjenden nën rrënojat e depove të shpërthyera, ndërsa pjesa e ngelur në zonën qendrore të malit Griba. Vetëm 500 metra i ndajnë banorët e këtij fshati nga zona e rrezikshme. Banorët tregojnë se në kohën e depozitimit të municioneve në tunele, inxhinierët e ushtrisë shqiptare pranonin rrezikun e shpërthimit të tyre vetëm në rast të një gabimi njerëzor. Gabim njerëzor ishte edhe ai që shkaktoi shpërthimet e gjashtë depove me municion në majin e tre viteve më parë. E ndërsa shpërthimi i tyre krijoi një varg pasojash zinxhir gjurmët e të cilave gjenden edhe sot e kësaj dite, shpërthimi i depove të nëndheshme në zgavrat e malit do të shkaktonte apokalips. Sasia prej 10 mijë tonësh municione, do të krijonte një valë të gjerë tronditjeje dhe zhdukje të relievit përreth, aq sa siç thonë banorët, Gjirokastra do të bëhej qytet bregdetar duke vënë nën ujë Fierin, Vlorën, Tepelenën, Memaliajn dhe çdo terren nën 300 metra nën nivelin e detit
Zoti Sinaj, a mos është pak e tepruar nga ana juaj që e komentoni gjendjen në Dhëmblan tepër alarmante?
Absolutisht që jo. Si kryetar komune, ku hyn edhe fshati Dhëmblan që ka hyrë në historinë e re të vendit vetëm se shpërthyen depot e municioneve tre vjet më parë ku humbën jetën tre persona, u plagosën disa ta tjerë dhe mbetën pa shtëpi e katandi më tepër se gjysma e fshatit, mendoj se nuk është e tepërt ta cilësoj situatën tepër kritike. Mali, poshtë të cilit ndodhen banesat e Dhëmblanit, mbart nën vete gjashtë tunele të mbushura plot e përplot me municioneve të kalibrave të rënda dhe nga momenti në moment ato mund të shpërthejnë sepse nuk ka shkuar asnjë njeri në to prej mëse 16 vitesh. E pra ky është një alarm real i mbështetur në shqetësimet edhe të banorëve të fshatit, të cilët përjetuan në majin e 2006 situatën më katastrofale të paparë ndonjëherë. E them këtë sepse shpërthimi i Gërdecit ishte sa gjysma e atij që ndodhi këtu tri vjet më parë, ku u hodhën në erë më tepër se 6 mijë ton municion.
Si kryetar i Komunës së Lopësit, cilat kanë qenë hapat tuaj për të vënë në dijeni organet e larta të qeverisë apo institucioneve shtetërore rreth këtij rreziku që mbart?
Kam informuar në mënyrë periodike Ministrinë e Mbrojtjes për rrezikun që mbartin depot, pasi ato mund të shpërthejnë. Njëkohësisht kam mbajtur marrëdhënie korrenspodenciale edhe me zyrën e Avokatit të Popullit, ku më kërkoi një informacion të detajuar, të cilin unë ja kam përcjellë. Insistimi im ka qenë mjaft evident sidomos në beharin e kaluar kur zjarri iu afrua depove në mal dhe aty mund të kishte ndodhur hataja. Kërkova një grup për pastrimin e terrenit, një makinë zjarrfikëse që të jetë në dispozicion për shuarjen e zjarreve por deri më tani nuk është bërë merak askush. Megjithatë jo zyrtarisht kam marrë vesh se nga ana e Ministrisë s Mbrojtjes mund të vijë një grup kontrolli për të parë nga afër gjendjen.
Deri më tani juve keni thënë se keni informuar këto organe, po kreun e qeverisë zotin Berisha, a e keni informuar për këto shqetësime që juve keni si komunitet?
Patjetër që po. Madje vjet i kam dërguar zotit kryeministër një peticion fill pas tragjedisë së Gërdecit, por nga ai apo dhe nga zyra e tij për informim nuk kam marrë ndonjë përgjigje. Shpresojmë që zoti kryeministër të kujtohet edhe një herë tani kur nuk ka ndodhur ndonjë katastrofë.
Deri më tani nuk ka ardhur ndonjë grup ushtarakësh nga ana e dikasterit përkatës?
Para dhjetë ditëve, në depot poshtë rrënojave ku shpërthyen gjashtë depot në maj të 2006, kishte ardhur një grup specialistësh ushtarakë. Zyrtarisht nuk kam pasur as më të voglën dijeni për këtë vizitë misterioze në përbërje të të cilit më thanë që kishte edhe ekspertë amerikanë. Ata nuk morën kontakt me mua, qëndruan rreth katër orë dhe u larguan. Në këtë mënyrë unë nuk mund ta dija qëllimin e vizitës dhe inspektimit të tyre në depot e poshtme. Ajo që mua më shqetëson është se rruga që të çon për tek gjashtë tunelet në mal që mbajnë tetë mijë ton municione të kalibrit të rëndë, është rruga që të çon në të. Rruga është dëmtuar totalisht, madje vetëm me kafshë mund të shkosh aty pasi shkuarja me makinë është mision i pamundur. Pra edhe nëse do të duhet të ndërmerret një aksion për heqjen e këtij municioni, do të duhet të rregullohet një herë rruga pastaj procesi i transportit të tyre. Rruga është prishur mjaft gjatë dy viteve të fundit pasi askush nuk e ka marrë mundimin të shkojë në depo qoftë edhe për ti parë. Ma kanë thënë se të gjitha municionet janë hedhur sa andej këtej njëri mbi tjetrin çka vështirëson sistemimin e tyre pale më të flasim për transportimin.
A ndihet frika tek banorët e Dhëmblanit për ndonjë rast të dytë shpërthimi?
Frika ndihet tek ta pasi e kanë mendjen të degdisen jashtë tij në Tepelenë, tek fshatrat larg zonës së mbulimit nga ndonjë shpërthim i mundshëm apo sa më larg. Vendimi i tyre është i drejtë pasi këtu nuk kanë se çfarë të bëjnë tjetër veçse merren me blegtori pasi punimi i fushave është i pamundur. Pjesë të predhave apo djegore të pa-plasura kanë ndodhur mjaft herë ku janë shoqëruar edhe me të plagosur. Në këto kushte njerëzit nuk marrin mundimin që të shkojnë për dhjam qeni por mendojnë në radhë të parë të shpëtojnë kokën pastaj të mendojnë për tu ushqyer.
A janë dëmshpërblyer banorët për shtëpitë e dëmtuara nga shpërthimi i 6 majit të 2006 ?
Është për të ardhur keq që qeveria nuk mendoi aspak për të gjithë banorët e Dhëmblanit. U tha që shteti do të shpërndante 6 milionë lek për ta por askush nga banorët e ngelur apo dhe ata që u larguan gjatë këtyre tri viteve të fundit, nuk morri qoftë edhe një qindarkë. Gati 80 banesa u dëmtuan nga shpërthimi i fuqishëm i 6 majit të tri viteve më parë dhe askush nuk u kujtua të jepte dëmshpërblim për këta banorë që nuk kërkojë asnjë gjë nga qeveria e tyre, veçse të japë ato të holla që do të rehabilitonin banesat e tyre. Por banorët në kushtet e indiferencës së qeverisë, i ranë shkurt dhe po i bien shkurt, largohen nga fshati për të mos u kthyer më kurrë
*******************************************
Precedenti në Dhëmblan, 3 vite më parë
Më 6 maj të vitit 2006, një shpërthim i predhave të vjetra të ushtrisë ka tronditur Jugun e Shqipërisë. Depoja më e madhe e armatimeve të ushtrisë, e vendosur në fshatin Dhëmblan të Tepelenës, ka shpërthyer duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Ushtarakë dhe banorë të fshatit po punonin për çmontimin e predhave të vjetra. Gabimi i njërit prej ushtarakëve ka shkaktuar një katastrofë të vërtetë. Fillimisht ushtarakët dhe banorët e zonës kanë çmontuar pjesët përbërëse të predhave dhe kryesisht u kanë hequr atyre fundin dhe kanë ndarë veç barutin e tritolin dhe veç predhën. Në këtë mënyrë, ushtarakët kanë mbledhur një makinë ushtrie me barut si dhe kanë ndarë veç rreth gjashtë tonë me tritol. Shpërthimi i predhës arriti deri te kamioni me barut, i cili ka marrë fl