E Diel, 1 Nëntor 2026

Financat marrëveshje 15 mln euro me gjermanët

Sistemi i kanalizimeve të ujrave të zeza në qytetin e Korcës do të rikonstruktohet tërësisht. Ministria e Financave nënshkroi sot një marrëveshje nëpërmjet së cilës do të akordohen 15 milionë euro për financimin e këtij projekti. 

TIRANE- U nenshkrua sot në ministrinë e Financave një marrëveshje mes qeverisë sone dhe qeverisë gjermane për financimin e projektit “Sistemi i kanalizimeve të ujrave të zeza” në qytetin e Korcës . Marrëveshja parashikon ndërtimin e një impianti për përpunimin e ujrave të zeza, ndërtimin e kolektorëve për reshjet dhe zëvendësimin e rrjetit të kanalizimeve. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje i hapet rruga lidhjes së marrëveshjes së huasë me një bankë gjermane e qujtur KFË e cila do të akordojë rreth 15 milionë euro për financimin e këtij projekti.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›