Forumi Ndërkombëtar Ekonomik, lobim për rritjen e investimeve të huaja në trevat shqiptare
TIRANË- Aleanca Kosovare e Biznesit, në bashkëpunim me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar, klubin Maqedonas-Izraelit, Odat Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Malit të Zi dhe Kroacisë, organizuan këtë javë në Hotel "Grand", në Prishtinë ''Forumin e parë Ndërkombëtar Ekonomik, si pjesë e projektit "Javët e biznesit kombëtar", që cilësohet si projekti më i madh mbarëshqiptar që organizohet për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Me pjesëmarrjen e më shumë se 300 bizneseve e sipërmarrësve nga 8 shtete të ndryshme Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Izrael dhe Austri, forumi përcolli mesazhin për të lobuar në drejtim të rritjes së investimeve të huaja në mbarë trevat shqiptare.
Presidenti i KASH-it, Enver Ferizaj, në fjalën e mbajtur në këtë forum, tha se "politikat liberale që ka ndërmarrë dhe po vazhdon të miratojë qeveria, e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend që ofron mundësi të mëdha për sipërmarrjen e huaj".
Shqipëria theksoi Ferizaj, si një ndër vendet që ariti t'i bëjë ballë krizës ekonomike në eurozonë, dëshmoi edhe një herë për garancinë e suksesit në përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve të huaja.
Ndërsa zv/kryeministrja dhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila u shpreh se, Kosova ka potenciale të mëdha në fushën e energjetikës, bujqësisë dhe turizmit. "Qeveria e Kosovës do të ndjekë politika liberale, duke ulur barrierat fiskale dhe burokratike, për të garantuar rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj", tha ajo.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është rritja e konsumit të produkteve shqiptare nëpërmjet promovimit dhe forcimi i bashkëpunimit mes bizneseve të rajonit. Forumi ishte pjesë e aktiviteteve të shumta që po organizohen nga bizneset e trevave shqiptare me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
(ma.ar/BalkanWeb)