E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, ekstradohet 27 vjecari i dënuar 12 vjet për vjedhje

TIRANE- Interpol Tirana ekstradoi sot nga Roma 27 vjecarin Nertil Hoxha të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Fierit në mars të 2006 e ka dënuar 27 vjecarin me 12 vjet heqje lirie për veprën penale "vjedhje me armë, të kryer në bashkëpunim".
Në 2004 ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë vodhën me armë nje mjet tip Mercedez Benz në pronesi të shtetasit A.C
Hoxha ishte burgosur në Itali për vepra të tjera penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›