E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, ekstradohet shqiptari i dënuar për vrasje

Interpol Tirana ka bërë të mundur sot ekstradimin nga Italia te shtetasit, Dashamir Kolgjini, 39 vjeç, lindur në Elbasan, i akuzuar për vrasje.

Shtetasi Dashamir Kolgjini është shpallur fajtor pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Ilir (Rudi) Lazarani,  i cili si pasojë e  plagëve të marra, ka gjetur vdekjen.

39- vjeçari është dënuar në vitin 1995 nga Gjykata e Shkallës së parë Durrës me 25 vjet burg. Sipas policisë, Kolgjini do të vuajë në burgjet shqiptare edhe 21 vite burg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›