E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidheja e Këshillit Bashkiak, Basha: Të bashkëpunojmë

Këshillli i ri Bashkiak ka nisur mbledhjen e parë mes debatesh të shumta mes palëve politike. Kreu i Këshillit, Njazi Kosovrasti i njohu këshilltarët me projektvendimin që pritet të diskutohet. Këshilltari i PS-së, Aldrin Dalipi tha se njoftimi për mbajtjen e mbledhjes dhe rendin e ditës është në kundërshtim me rregulloren dhe ligjin, pasi njoftimi për mbajtjen duhet të ishte bërë 5 ditë përpara. Sipas Dalipit këshilltarët e PS-së kanë dërguar një kërkesë për një mbledhje jashtë rradhe në shtator, dhe nuk është pranuar, duke shkelur ligjin dhe rrgulloren. Por nga ana tjetër kreu i këshillit bashkiak Kosovrastit, kërkesa nuk ka qenë e mbështetur në rregullore dhe ligj, ndaj dhe është refuzuar.

Ferdinand Poni akuzoi këshilltarët e majtë se kërkojnë të dëmtojnë mbledhjen dhe rendin e saj të ditës. Ndërkohë këshilltarët e majtë janë larguar nga mbledhja. Disa nga propozimet e sotme janë shpallja qytetarë nderi e kryeministrit të Kuvajtit dhe aktores Eliza Dushku, vendimi i rëndësishëm për ristrukturimin e administratës së bashkisë, propozimin për lehtësime të biznesit, ulje taksash, projekvendimin për hapjen e tenderit për segmentin Shkolla Teknologjike-Qendra Kristal dhe rrethrrotullimin e doganës. Ndër të tjera janë betuar edhe dy këshulltarët e fundit të koalicionit  "Aleanca për qytetarin".

Këshilli bashkiak përbëhet nga 55 anëtarë, 28 prej të cilëve i përkasin koalicionit të djathtë "Aleanca për Qytetarin" dhe 27 koalicionit të majtë "Aleanca për të Ardhmen"

Kreu i Bashkisë  së Tiranës  Lulzim Basha, i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, i bëri ftesë  opozitës për bashkëpunim.            Sipas Bashës nevojitet vullneti për të “respektuar procedurën dhe të dëgjojmë njëri-tjetërin dhe qytetarët e Tiranës”.Kryebashkiaku  tha se opozita duhet të japë shembullin europian. “Kërkoj të ulim gjakrat, të shtojmë bashkëpunimin me njëri-tjetrin”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›