E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, emigranti shqiptar fiton 40 mije euro ne lotari

Emigranti shqiptar kishte blerë një biletë lotarie për dy euro në një kafeteri. 30 vjecari, emri i te cilit nuk behet i ditur, banonte në një provincë të Bergamos, në Itali. 

BERGAMO-Një emigrant shqiptar me banim në Itali ka arritur të fitojë 40 mijë euro në lotarinë italianë Superenalotto. Shqiptari 30 vjecar, emri I të cilit nuk bëhet i ditur kishte blerë të martën e 18 gushtit një biletë 2 euroshe në një kafeteri afër piacës Vittorio Emanuele, në Bonate Sopra, provinca e Bergamos.

Të mërkurën i riu kishte vajtur për të kontrolluar biletën dhe pas verifikimit ishte konstatuar se kishte fituar 40 mijë e 794 euro.

“Kur mësoi se ishte fituar u lumturua, pasi edhe shumë nuk është e vogël. U tregua I sjellshëm, na falenderoi dhe na la dhe bakshish” treguan për mediat vendase administratorët e lokalit.
(s.g/BalkanWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›